string(96) "bisede-e-ngrohte-kremlini-per-putin-xi-jinping-marredheniet-tona-skane-qene-kurre-kaq-te-ngushta"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2022 16:27

“Bisedë e ngrohtë”, Kremlini për Putin-Xi Jinping: Marrëdhëniet tona s’kanë qenë kurrë kaq të ngushta

Lajme

Gazeta Express

15/06/2022 16:27

Më herët gjatë ditës së sotme presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin patën një bisedë telefonike. Tashmë, Sky raporton se Kremlini ka thënë se biseda ishte e “ngrohtë dhe miqësore”, ndërsa të dy liderët ranë dakord që marrëdhëniet kino-ruse janë në “një nivel të lartë të paprecedent.”

Sipas Kremlinit, ata diskutuan gjithashtu për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve të tyre ushtarake – megjithëse nuk u dha asnjë shpjegim i mëtejshëm në këtë aspekt.

Sa i përket situatës në Ukrainë, Kremlini tha se presidenti Xi kishte “vënë në dukje të drejtën e veprimeve të Rusisë për të mbrojtur interesat e saj thelbësore kombëtare”. 

Kujtojmë se Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, por gjithashtu e ka shmangur kryesisht përfshirjen deri më tani. /abcnews.al/