Bisedat me Radojiçiq, Duda Balje thotë se nuk duhet të ngarkohet veç Mimoza Kusari: Nuk e ka bo vetë, por me njerëz që i ka mbrapa - Gazeta Express
string(127) "bisedat-me-radojiciq-duda-balje-thote-se-nuk-duhet-te-ngarkohet-vec-mimoza-kusari-nuk-e-ka-bo-vete-por-me-njerez-qe-i-ka-mbrapa"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 22:55

Bisedat me Radojiçiq, Duda Balje thotë se nuk duhet të ngarkohet veç Mimoza Kusari: Nuk e ka bo vetë, por me njerëz që i ka mbrapa

Lajme

Gazeta Express

10/10/2024 22:55

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm Mimoza Kusari-Lila për bisedat me Milan Radojçiqin.

Ajo ka thënë se Mimoza nuk e ka bërë këtë vet, por ka pasur dritë të gjelbër nga njerëzit që janë mbrapa.

Kështu deputetja ka shprehur keqardhje për Mimoza Kusari-Lilën, duke thënë se e kupton pozitën e saj.

“Po më vjen shumë keq për Mimozën, sepse Mimoza nuk e ka bë këtë vet. E ka bë me njerëzit cilët janë mbrapa, që kanë jap dritën e gjelbër. Unë mundem me kuptu edhe pozitën e Mimozës, nuk është ferr me sulmu veç me Mimozën. Nëse ne duhet me gjyku, nuk duhet me gjyku veç Mimozën”, ka thënë ajo për Insajderin.

Për çështjen e këtyre bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje me Milan Radojçiqin, nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. /Gazeta Express