Pas përfundimit të takimit të Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë biseduar veçmas me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, shkruan Gazeta Express.
Ka qenë kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka nisur të flasë me Trump pas përfundimit të takimit, ku i është bashkuar më pas edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një prej momenteve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se përmend “ish-presidentin e Kosovës”.
Rama paraprakisht në fjalën e tij i kishte kërkuar presidentit Trump që të reagojë ligjur me gjyqin që po ndodhë në Hagë ku edhe po mbahet Hashim Thaçi prej 6 vitesh.
Video:
Interesting conversation between Albanian PM Edi Rama, President Trump and Kosovo president after the Board of Peace meeting. It looks like its about Hashim Thaci and Hague trial, as in one moment president Osmani is saying “former President of Kosovo” pic.twitter.com/nOSahOxfKg
— Besnik Velija (@BesnikVe) February 19, 2026