Pas samitit të Bashkëpunimit Evropian (EPC) në Kopenhagë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në “X” ku sqaron momentin e shakasë që bëri me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Rama thekson se një fjali e thënë në shaka, në frymën e miqësisë, u shndërrua menjëherë në tituj pompozë nëpër media, duke harruar substancën reale të diskutimeve në këtë samit.
“Një moment i lehtë, një shaka mes miqsh. Sigurisht, nuk ka problem nëse kjo përhapet, por ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë”, shkruan Rama.
Postimi i plotë KËTU
Kreu i qeverisë shqiptare thekson se ai moment ishte thjesht një shaka mes miqsh, ndërsa Presidenti Trump, sipas Ramës, ka treguar veten si një udhëheqës që ka rikthyer fjalën “paqe” në fjalorin e Perëndimit dhe ka arritur paqe në vende ku të tjerët kanë dështuar.
Rama e mbyll postimin duke vlerësuar momentin e miqësisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar:
Ky shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzve që janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump./tvklan.al