Biseda me telefon, Blinken e falënderon Vuçiqin për qasjen ndaj emisarëve dhe planit franko -gjerman - Gazeta Express
string(98) "biseda-me-telefon-blinken-e-falenderon-vuciqin-per-qasjen-ndaj-emisareve-dhe-planit-franko-gjerman"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 0:26

Biseda me telefon, Blinken e falënderon Vuçiqin për qasjen ndaj emisarëve dhe planit franko -gjerman

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 0:26

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se ka biseduar sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq për ta “falendëruar për angazhimin konstruktiv”, në takimin e fundit me pesëshen e emisarëve SHBA-BE të kryesuar nga Escobar dhe Lajçak, raporton Gazeta Express

Blinken ka shkruar se e ka falendëruar Vuçiqin për qasjen e hapur ndaj propozimit franko-gjerman që sipas Sekretarit Amerikan është propozim për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Blinken shkruan se pranimi i atij propozimi është jetik edhe për sigurimin e të ardhmes evropiane për Serbinë, raporton Express

“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç sot për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin SHBA-BE javën e kaluar dhe për qasjen e hapur të tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, ka shkruar Blinken./Express/

Lexo Edhe: