Kryeministri Albin Kurti ra në grackën e dy komedianëve rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, të cilët iu prezantuan atij si presidenti i Letonisë.
Në këtë bisedë, që Kurti mendonte se ishte private, foli për shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë, emisarin amerikan Richard Grenell, “luftën hibride” ndaj tij, BE-në e SHBA-në.
Për këto tema të folura, Zyra e Kryeministrit në arsyetimin për këtë grackë, tha se përbënin konsistencë të Kurtit për çështjet kyçe.
“Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private”, tha ZKM.
Kurti, përveçse se ra në grackë pa e verifikuar mirë, u kritika shumë edhe për përmbajtjen e bisedës.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, duke komentuar këtë ndodhi, tha s të biesh në grackë nuk është e turpshme sepse për këtë do të duhej të kujdesej kabineti i tij, por skandaloze e konsideroi përmbajtjen e bisedës.
“E dëgjova bisedën ku Kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme – për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij. Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset – madje edhe administratën e re amerikane”.
Ajo thotë se e gjithë biseda “nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme”./Express/