Sipas projekt-akteve të përgatitura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, propozohet që data 1 nëntor të jetë çelja e fushatës zgjedhore, duke u lënë kështu kandidatëve vetëm 8 ditë kohë për fushatë.
Zgjedhjet e pjesshme pritet të mbahen në 6 bashki të vendit; Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Në Tiranë, procesi është i kontestuar ligjërisht në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj, i cili e konsideron shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave si antikushtetues.KQZ propozpn që partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje të regjistrohen deri më 11 tetor, ndërsa për emrat e kandidatëve propozohet 19 tetori si afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit.Afatet proceduriale po ashtu parashikojnë koalicionet zgjedhore të paraqesin kërkesën për regjistrim deri më 16 tetor, ndërsa zyrat e Gjendjes Civile në këto bashki të hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6 tetor. Procesi i identifikimit të zgjedhësve do të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit) në të gjitha qendrat e votimit.Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve në këto bashki erdhi menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e njoftoi zyrtarisht për vakancat dhe pse disa prej tyre vakanca ishin krijuar prej disa muajsh.Në Tiranë zgjedhjet janë të kontestuara pasi një procedurë shkarkimi i nisur nga Këshilli Bashkiak dhe e miratuar nga Këshilli i Ministrave është ankimuar nga avokatët e Veliajt bazuar në nenin 115 të Kushtetutës që parashikon ‘pezullimin’ e shkarkimit deri në një vendim të gjykatës.Kryetarët e bashkive Mat, Berat dhe Tepelenë u dorëhoqën që në mars për t’i hapur udhë kandidimit të tyre si deputetë, kryebashkiaku i Vlorë u dorëhoq disa javë më parë pasi kryeministri ndërhyri drejpërdrejt në kompetencat e tij duke kërkua shkarkimin e drejtorëve bashkiakë. Në Cërrik, kryebashkiaku Andis Salla dha dorëheqjen nga detyra pasi u zgjodh nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë në qeverinë e re./BIRN