Biri i dëshmorit Avni Hajredini kërkon që një nga urat e Mitrovicës ta mbajë emrin e babait të tij - Gazeta Express
string(98) "biri-i-deshmorit-avni-hajredini-kerkon-qe-nje-nga-urat-e-mitrovices-ta-mbaje-emrin-e-babait-te-tij"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 16:56

Biri i dëshmorit Avni Hajredini kërkon që një nga urat e Mitrovicës ta mbajë emrin e babait të tij

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 16:56

Në një deklaratë në emisionin Kosova Live, Doniku Hajredini biri i dëshmorit Avni Hajredini, i cili u vra më 13 shkurt 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve” teksa po mbronte popullatën shqiptare nga sulmet serbe ka kërkuar që një nga urat e Mitrovicës të emërtohet me emrin e babait të tij.

Sipas tij, kjo do të ishte një nder për qytetin dhe mbarë Kosovën, si dhe përmbushje e amanetit të dëshmorit, i cili kishte vetëm një dëshirë: që Mitrovica të ishte e bashkuar.