Biopsia - Gazeta Express
string(7) "biopsia"

Biopsia

Shneta

Gazeta Express

01/12/2021 10:57

Biopsia është test mjekësor i realizuar nga radiologu ose nga kirurgu dhe paraqet marrjen e mostrës me inde dhe qeliza nga cilado pjesë e trupit për t’i kontrolluar.

Si merren biopsitë?

Lexo Edhe:

Në të kaluarën janë bërë me metodë të hapur kirurgjike. Me zhvillimin e metodave imazherike radiologjike është mundësuar qasja minimale invazive me gjilpëra të caktuara nën kontroll të ultratingullit, rrezeve rentgen, tomografisë së kompjuterizuar dhe rezonancës magnetike. Patologjitë përbrenda tubit digjestiv bioptohen përmes fibroskopit.

Cilat janë patologjitë për të cilat duhen realizuar biopsitë?

Çdo ndryshim i strukturës indore në trup duhet të bioptohet veçmas në rastet e paqartësive diagnostike dhe prognostike.

Bioptohen patologjitë në gjëndrat submandibulare, në gjëndrat parotide, gjëndrat mbiveshkore, në mushkëri, mëlçi, gjëndrën tiroide, gji, bark, legen, qafë, tru, muskuj, kocka dhe veshka.

Cilat janë komplikimet e mundshme të biopsisë?

Komplikimet e mundshme gjatë marrjes së biopsisë janë: infeksioni, gjakderdhja, dëmtimi i enëve të afërta të gjakut apo dëmtimi nëpër shtegun e hyrjes së gjilpërës, dhembja, shpuarja e organeve të tjera përreth, në mushkëri është pneumotoraksi, etj.

Biopsitë duhen realizuar vetëm nga mjekët me përvojë dhe që procedurat i punojnë rregullisht duke i respektuar të gjitha fazat e realizimit, komplikimet gjatë marrjes së biopsisë janë shumë të rralla.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en

/Artikull i sponsorizuar/