Bino: Kurba në Shqipëri është sheshuar - Gazeta Express

Bino: Kurba në Shqipëri është sheshuar

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2020 22:42

Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP foli për Open në Top Channel duke treguar situatën e fundit të pandemisë. Sipas Binos duket se vendi ynë e ka kaluar pikën kulmore.

“Shifrat janë reale. Kjo tregon që kurba është sheshuar. Se kjo ka qenë dhe qëllimi i masave shtrënguese në mënyrë që kruba të mos ngjitet me një numër shumë të lartë”, u shpreh Bino.

Ndërkohë, duke folur për virusin Bino tha se ai do vazhdojë të qarkullojë nëpër popullatë, jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën, pasi është i ri dhe ka shumë të panjohura.

“Ky është një virus që do qarkullojë në popullatën e të gjitha vendeve pasi do duhet kohë që të ndërtohet imuniteti. Qoftë ai natyror në forma të lehta apo dhe nëpërmjet vaksinës, e cila besoj do jetë prezente deri nga fillimi i vitit tjetër.

Kemi të bëjmë me një virusi të ri dhe përditë dalin të dhëna të reja. Nga të dhënat e fundit thonë se virusi qëndron dhe në ajër ndaj janë rekomanduar dhe ndryshimet e reja. Mund të mos ketë nevojë popullata për maskë profesionale por për një maskë kirurgjikale që ul rrezikun e depërtimit të virusit”, u shpreh Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.