I pyetur nëse kjo marrëdhënie nuk funksionoi për fajin e tij apo të Valbonës, ai u përgjigj…
Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Elona Duron dhe Salsano Rrapin, ku foli si një nga finalistët e “Big Brother VIP 4”.
Aktori ndau me publikun eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke treguar momentet më të forta, sfidat emocionale dhe mënyrën si kjo përvojë i ka ndikuar në jetën personale dhe profesionale. Ai përmendi edhe marrëdhëniet që ka krijuar gjatë spektaklit dhe reflektimet që ka bërë pas daljes.
Në pjesën tjetër të intervistës, Laerti rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e tij pas përfundimit të BBV4. Ai u shpreh se ka marrë shumë dashuri nga publiku dhe se po eksploron projekte të reja artistike. Aktori theksoi rëndësinë e qëndrimit të sinqertë me veten gjatë spektaklit dhe si kjo e ka ndihmuar të fitojë respektin e publikut. Ndër të tjera, ai foli për planet e tij të ardhshme dhe dëshirën për të sjellë diçka ndryshe në skenën shqiptare.
Marrëdhënia mes Laertit dhe Valbonës në Big Brother VIP është karakterizuar nga një dinamikë e ndërlikuar, ku ndjenja të përziera, keqkuptime dhe tensione kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Laerti shpesh është treguar i drejtpërdrejtë dhe emocional, ndërsa Valbona ka pasur një qasje më e rezervuar dhe reflektuese, çka ka krijuar përplasje në komunikimin mes tyre.
Ndërveprimet e tyre kanë pasur momente afrimi dhe diskutime të thella, por edhe debate të forta, që shpesh kanë nxjerrë në pah, siç shprehet edhe vetë Laerti, me dallime në karakter dhe qëndrime. Kjo marrëdhënie ka qenë një nga më të komentuarat në shtëpi, duke reflektuar kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore nën presionin e një loje publike. Për më shumë, Laerti u shpreh:
Dashuri nuk mund të them. Ka pasur një pëlqim që mbaroi. Aty brenda në rrethana të jashtëzakonshme, unë nuk besoj se mund të zhvillohen ndjenja thelbësore siç mund të jenë jashtë sepse detyrimisht duke e parë tjetrin 24 orë, 10 ditë aty janë si 10 vjet jashtë. Aty fillon njohja, martesa, divorci, të gjitha.
I pyetur nëse kjo marrëdhënie nuk funksionoi për fajin e tij apo të Valbonës, ai u përgjigj:
Unë mendoj që eci për mospërputhje karakteresh. Pëlqimi nuk eci për mospërputhje karakteresh. Ka pasur një pëlqim në fillim. Ka pasur luhatje humori, ka pasur kundërshtim të bindjeve politike, të bindjeve ideologjike më saktë./TAR