Bindet Bajqinovci: Presidentja t'i shpallë zgjedhjet, s'ka mbet tjetër - Gazeta Express
string(66) "bindet-bajqinovci-presidentja-ti-shpalle-zgjedhjet-ska-mbet-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 23:01

Bindet Bajqinovci: Presidentja t’i shpallë zgjedhjet, s’ka mbet tjetër

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 23:01

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur pas dështimit të formimit të qeverisë Konjufca 1, ku patën vetëm 56 vota pro.

Ai tha se tani s’ka mbetur tjetër, por që presidentja t’i shpallë zgjedhjet.

Megjithatë, ai citon Konjufcën se nuk është dashur të shkohet në zgjedhje për arrogancë të opozitës.

“Presidentja t’i shpallë zgjedhjet. S’ka mbet tjetër. E tha edhe kandidati për kryeministër, z.Konjufca, që ne nuk dëshirojmë të kemi zgjedhje sepse është arrogancë nga opozita. Ne kishim dëshirë që të vazhdohet të votohet buxheti, që rrezikon seriozisht formimin e institucioneve shtetërore, RTK, që janë pa paga, komuna e Prishtinës, Gjilani, Zubin Potoku”, është shprehur ai.

Sipas tij, janë deklarata kontradiktore nga PDK, derisa ndër themeluesit e partisë dhe po ashtu të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, kishte deklaruar se mund të mbahet seancë e të votohet buxheti.

“Nuk e votuan as buxhetin e as qeverinë dhe i kemi 2 deklarata kontradiktore, e kam cituar sot hartuesin e Kushtetutës, Arsim Bajrami, po ashtu ndër themeluesit e PDK-së, i cili thotë se kuvendi ka të drejtë ta gjejë një modalitet dhe mos ta lë vendin pa paga. Pra, nuk dihet a t’i besohet atij apo një zyrtari të PDK-së”, ka theksuar Bajqinovci për Gazetën Blic.

Sa i përket zgjedhjeve, Deputeti i VV-së është i bindur se do të kenë rritje dhe do të fitojnë përqindje më të madhe se në shkurt.

“Besoj shumë se do t’i kemi zgjedhjet dhe jam i bindur se pas kësaj bllokade 9 mujore nga opozita, besoj se do të korrim rezultat shumë më të mirë se këtë vit që e kemi pasur”, ka vlerësuar ai.

Ndërsa lidhur me koalicionet e mundshme, Bajqinovci thotë se VV ishte e hapur për LDK-në e Nismën.

“Jam i bindur që ne do të korrim rezultat më të mirë se ky. Ne kemi qenë të hapur për koalicion, LDK e Nismën, por që LDK as në takim nuk erdhi”, ka deklaruar deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.