Bill Gates mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 - Gazeta Express

Bill Gates mori dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 19:04

Themeluesi i kompanisë Microsoft dhe miliarderi i njohur, Bill Gates përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid.

“Një nga avantazhet e të qenit 65 vjeç është se unë jam i kualifikuar për vaksinën Covid-19. Kam marrë dozën time të parë këtë javë dhe ndihem shumë mirë. Falënderoj të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në prova, rregullatorët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë që bënë të mundur zhvillimin e vaksinës,” ka shkruar ai krahas fotos në Twitter.

Ai nuk ka dhënë detaje se cilën vaksinë ka marrë.