Bill Gates: Kafenetë dhe restorantet mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022 - Gazeta Express
string(78) "bill-gates-kafenete-dhe-restorantet-mund-te-mbyllen-deri-ne-fund-te-vitit-2022"

Lajme

Gazeta Express

15/12/2020 7:56

Bill Gates: Kafenetë dhe restorantet mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022

Lajme

Gazeta Express

15/12/2020 7:56

Miliarderi amerikan Bill Gates beson se kthimi në jetën normale është më larg sesa njerëzit presin, pavarësisht nga fakti që vaksina kundër COVID-19 është aprovuar për përdorim të gjerë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse vetë Gates e pranon se deri në verën e vitit 2021 duhet të jemi më afër kthimit në gjendje normale sesa tani, ai përsëri beson se nuk presim një kthim në jetën e vërtetë normale para vitit 2022.

“Nëse nuk ndihmojmë vendet e tjera të heqin qafe sëmundjen dhe të shohin vaksinime të mëdha në Shtetet e Bashkuara, rreziqet e përsëritjes së sëmundjes do të mbeten të mundshme,” u shpreh ai për CNN.

Gates gjithashtu beson se tubimet e mëdha publike gjithashtu duhet të mbeten të ndaluara, ashtu si shumica e kafeneve dhe restoranteve./abcnews.al