string(84) "bill-clinton-sot-e-ka-ditelindjen-politikani-qe-ka-fotografi-me-te-e-uron-nga-kosova"

Gazeta Express

19/08/2022 15:16

Bill Clinton sot e ka ditëlindjen, politikani që ka fotografi me të e uron nga Kosova

Gazeta Express

19/08/2022 15:16

Një nga politikanët më meritor për dëbimin e forcave serbe nga Kosova, ish – Presidenti i SHBA’ve Bill Clinton sot mbush 76 vjet.

Një urim nga Kosova Clintonit I ka shkuar nga kreu I Partisë Demokratike të Kosovës  Memli Krasniqi. Ai ka publikuar edhe një fotografi me të.

“Në 76-vjetorin e lindjes, i dërgoj urimet më të përzemërta Presidentit të 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.

Për Kosovën, Presidenti Clinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku ynë i përjetshëm.

Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi!