Bildt uron arritjen e marrëveshjes në Ohër: Mësimet e marrëveshjes së 2013-s nuk duhet të harrohen - Gazeta Express
string(97) "bildt-uron-arritjen-e-marreveshjes-ne-oher-mesimet-e-marreveshjes-se-2013-s-nuk-duhet-te-harrohen"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 10:34

Bildt uron arritjen e marrëveshjes në Ohër: Mësimet e marrëveshjes së 2013-s nuk duhet të harrohen

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 10:34

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Ohër, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë.

Ai në një postim në Tëitter ka uruar Kosovën dhe Serbinë, por edhe Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.

Lexo Edhe:

Bildt tha se nuk duhet të harrohen “mësimet e marrëveshjes së 2013-s”.

“Urime Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell për arritjen e marrëveshjes pas vitesh të diplomacisë së duruar. Koordinimi me SHBA-në ka qenë gjithashtu i rëndësishëm. Por, së pari urime Kosovës dhe Serbisë për hapin e rëndësishëm në të ardhmet e tyre përkatëse. Por zbatimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës do të kërkojë menaxhim dhe monitorim shumë të afërt në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-s nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë. Dhe marrëveshja varet në mënyrë kritike nga procesi i pranimit në BE për rajonin që ecën përpara dhe ruan besueshmërinë e tij si në rajon ashtu edhe në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Asnjëra nuk duhet të merret si e dhënë”, ka shkruar Bildt.