Bildt: Bllokada politike në Kosovë ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit, kjo është keq për të gjithë - Gazeta Express
string(96) "bildt-bllokada-politike-ne-kosove-ka-demtuar-besueshmerine-e-shtetit-kjo-eshte-keq-per-te-gjithe"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 10:55

Bildt: Bllokada politike në Kosovë ka dëmtuar besueshmërinë e shtetit, kjo është keq për të gjithë

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 10:55

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, në një reagim në profilin e tij në “X”, ka shkruar për bllokadën politike në Kosovë, duke pyetur se a do të mund të krijojë vendi ndonjëherë një qeveri të re.

Bildt ka thënë se pamundësia për të ecur përpara e ka dëmtuar kredibilitetin e shtetit të Kosovës dhe se kjo është gjë e keqe për të gjithë.

“ A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar ai.