Sipas një deklarate të lëshuar të premten nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, të paktën 56,331 palestinezë janë vrarë dhe 132,632 janë plagosur nga sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023.
Në deklaratë thuhet se vetëm në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën të paktën 72 persona, ndërsa janë plagosur 174 të tjerë.
Ndërkohë, në një postim në Telegram ministria ka shtuar se:
“Një numër viktimash ndodhen ende nën rrënoja dhe nëpër rrugë, ndërsa ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek ta.”