BILANCI/ Situata e zjarreve në Shqipëri - Gazeta Express
string(38) "bilanci-situata-e-zjarreve-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 12:59

BILANCI/ Situata e zjarreve në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 12:59

Ministria e Mbrojtjes dha sot informacion mbi situatën e zjarreve në vend.

Ministria bën të ditur se janë shuar 11 vatra zjarresh, 3 janë aktive dhe 1 është në monitorim.

Në Bogovë, Skrapar, vatra u vu nën kontroll të plotë me angazhimin e 30 efektivëve të FA, 22 forca zjarrfikëse me 7 mjete, 20 forca bashkiake dhe shërbime të tjera mbështetëse.

Në Pishë-Poro, Vlorë, zjarri vijon të jetë aktiv dhe favorizohet nga era. Në operacion janë angazhuar mbi 70 trupa nga FA, zjarrfikësit e Vlorës, forca bashkiake dhe pyjore, si edhe 4 helikopterë.

Në Pezë Helmës, Tiranë, zjarri është aktiv në një terren të vështirë. 4 efektivë zjarrfikës me 1 automjet po qëndrojnë në gatishmëri pranë zonës së banuar.

Në Parkun Natyror Gërmenj, Leskovik, zjarri i riaktivizuar pranë piramidës 15 është normalizuar. Zona vijon të monitorohet nga forcat zjarrfikëse të Kolonjës.

MM bën të ditur se, janë shuar plotësisht edhe vatrat në Kukës, Malësi e Madhe, Durrës, Lezhë, Korçë, Klos, Tiranë dhe Pogradec.