Administrata Tatimore ka publikuar bilancin e fazës së parë të aksionit për formalizimin e sektorit bujqësor, me fokus tek tregtimi i produkteve të bulmetit.
Gjatë 20 ditëve të para të operacionit, janë inspektuar 283 subjekte në mbarë vendin dhe janë bllokuar rreth 103 ton mallra që nuk plotësonin kushtet ligjore.
Ky aksion, sipas Tatimeve, synon të luftojë informalitetin dhe të rrisë sigurinë ushqimore për konsumatorin.
Në fazën e dytë pritet të vijojë monitorimi i subjekteve për të verifikuar nëse vazhdojnë të shesin produktet me faturë tatimore.
Administrata Tatimore thekson se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj subjekteve që shmangin ligjin dhe dëmtojnë konkurrencën e ndershme në treg.