Gushti ka sjellë rritje të aksidenteve rrugore në vend, ku në 20 ditët e para u humbën 7 jetë, 3 prej tyre vetëm në qarkun e Fierit. Shpejtësia mbi normë dhe parakalimet e gabuara shihen si shkaqet kryesore, në një kohë me fluks të lartë mjetesh për shkak të sezonit turistik.
Një 15-vjeçar humbi jetën pas aksidentit në Qafën e Koshovicës, ndërsa 38-vjeçari Gazmend Gropa u nda nga jeta pas përplasjes në aksin Fier-Patos. Më 6 gusht, një aksident në rrethrrotullimin e Levanit mori jetën e një drejtuesi.
Ngjarja më tragjike ndodhi në Shkodër më 18 gusht, ku një kamion përplasi dy makina duke vrarë 47-vjeçarin Altin Luli. Në Berat, 29-vjeçari Ornel Caushaj humbi jetën pas daljes nga rruga. Në qarqe të tjera nuk u shënuan viktima, ndërsa vitin e kaluar në gusht numri i të vdekurve nga aksidentet ishte 16.