Bilall Kasami lë Maqedoninë dhe ia mësyn Amerikës - Gazeta Express
string(49) "bilall-kasami-le-maqedonine-dhe-ia-mesyn-amerikes"

Gazeta Express

23/02/2020 18:09

Bilall Kasami lë Maqedoninë dhe ia mësyn Amerikës

Gazeta Express

23/02/2020 18:09

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami nga data 2 deri 6 mars do qëndrojë në SHBA për disa vizita në State Departament dhe Kongresin amerikan, përcjell Gazeta Express nga Zhurnal.

Lideri i Besës Kasami në SHBA do qëndrojë nga data 2 deri 6 mars, ku sipas burimeve brenda kabinetit, ai do të zhvillojë takime me kongresmen, lobistë të çështjes shqiptare dhe me shoqatat e diasporës.

Lexo Edhe:

Miqësia e shteteve të bashkuara të Amerikës me Lëvizjen Besa, i rëndësishëm për koalicionin LSDM me Lëvizja Besa.

Nga momenti që u prish koalicioni trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Lëvizjes Besa, Lëvizja Besa u shpreh se është e gatshme për koalicion të mundshëm me LSDM-në. E LSDM u shpreh se është e hapur ndaj të gjitha partive për koalicion duke përjashtuar vetëm VMRO-DPMNE-në.

Pas njoftimeve nga LSDM dhe Lëvizja Besa se është e mundur që për herë të parë në Maqedoni të arrihet një koalicion parazgjedhor midis partive të bllokut maqedonas dhe bllokut shqiptar për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 12 prill, Bilall Kasmi gjatë vizitës së tij në SHBA, do të shpalos qëndrimet e partisë së tij, se përse është i nevojshëm ky koalicion për të mirën e shqiptarëve në Maqedoni.

Kasami në SHBA gjithashtu do të shpalosë opsionin euroatlantik, duke theksuar se nuk ka kurfar problemi të koalicionoj me partinë maqedonase LSDM, sepse ato edhe ashtu sa i përket integrimeve euroatlantike asnjëherë skanë pasur rezervë dhe gjithnjë kanë dhënë dhe japin kontributin, dhe se në aspektin e kohezionit shoqëroro politik të Maqedonisë sa i përket edhe raporteve ndëretnike dhe raporteve tjera pra, ka një impakt pozitiv”.

Nuk është hera e parë në skenën politike maqedonase që të bëhet një përpjekje për bashkëpunim parazgjedhor midis partive nga blloqet politike maqedonase dhe shqiptare.

Një përpjekje e pasuksesshme për një bashkëpunim të tillë u tentua në vitin 2006, kur në atë kohë udhëheqësi i LSDM-së, Vlado Buçkovski i ofroi kryetarit të BDl, Ali Ahmetit.

Praktika ka treguar që partitë shqiptare, dhe ato maqedonase, të bien dakord për koaclione të mundshme, dhe atë kemi raste konkrete në zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale.

LSDM dhe BDI në zgjedhjet lokale të vitit 2017 shkuan me disa kandidatë të përbashkët për kryetar komunash. Partnerët qeveritarë në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar dolën bashkarisht me Stevo Pendarovski si një kandidat i përbashkët për kreun e shtetit.

Pra shqiptarët nëse votojnë koalicionin mes partisë së Zaevit dhe Kasamit, sigurisht se nuk do të humbin në peshën e përfaqësimit të tyre, pasi garancë për votat e shqiptarëve brenda këtij koalicioni e ka Lëvizja BESA dhe çdoherë kur do të vihen në tavolinë çështje ku preket drejtpërsëdrejti interesi i shqiptarëve, Lëvizja BESA do të ketë zërin e saj, përcjell Gazeta Express nga Zhurnal./B.Leka/