Big Brother VIP - Rogerti habit me deklaratën e tij në dhomën e rrëfimit: Miri dhe Selin… - Gazeta Express
string(85) "big-brother-vip-rogerti-habit-me-deklaraten-e-tij-ne-dhomen-e-rrefimit-miri-dhe-selin"

TV/Film

Gazeta Express

04/03/2026 21:58

Big Brother VIP – Rogerti habit me deklaratën e tij në dhomën e rrëfimit: Miri dhe Selin…

TV/Film

Gazeta Express

04/03/2026 21:58

Pas Prime-it të së martës, ku Rogerti vendosi ta linte përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP për t’u futur vetëm disa minuta më vonë, ai ka komentuar lojën e tij në dhomën e rrëfimit.

Rogerti e quajti veten të dobët pas kësaj lëvizjeje, ndërsa u shpreh se kundërshtarët më të fortë për të në lojë janë Miri dhe Selin.

“Ndihem shumë i dobët, unë si Rogert. Është njësoj sikur jemi në një garë dhe kam dalë për një orë e gjysmë, tani duhet t’i kap, t’i arrij disa banorë. E di si do t’i kap? Me mirësjellje, jo me ofendime. As unë nuk e njoh veten tamam. Unë kam një problem, bëj shumë gjëra dhe nuk mbaj mend shumë. Por e shoh që këtu brenda nuk kam kundërshtarë më të fortë se Miri dhe Selin. Miri mezi priste që të dilja”, u shpreh Rogerti.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Rogerti vendosi ta linte shtëpinë në Prime-in e mbrëmjes së kaluar pas komenteve të opinionistes Monika Kryemadhi.

Monika komentoi debatin e fortë që Rogerti pati me Selin, gjë që çoi në vendimin e papritur të banorit për të dalë nga dera e kuqe.

Rogerti sot u shpreh se ka vendosur t’i rikthehet lojës me mirësjellje dhe pa ofendime ndaj banorëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement