Big Brother VIP Kosova 4 do të bëjë shkëmbim të banorëve me shoun e madh televiziv në Itali, Grande Fratello.
Këtë e bëri të ditur moderatori Alaudin Hamiti në Prime-n e tretë, duke thënë se të premten do të ketë shkëmbim të një banori.
Kjo gjë u prit shumë mirë edhe nga publiku pasi të gjithë duartrokitën me padurim.
Po ashtu ky veprim u vlerësua lart edhe nga opinionistët, duke e quajtur si një veprim që duhej të ndodhte.