Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës për herë të parë në Tiranë - Gazeta Express
string(60) "bienalja-nderkombetare-e-grafikes-per-here-te-pare-ne-tirane"

Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës për herë të parë në Tiranë

Arte

Gazeta Express

05/10/2022 16:43

Në Tiranë po mbahet për herë të parë Bienalja e Madhe e Grafikës. Ky event po mbahet falë Galerisë së Artëve në Tiranë.

Për të arritur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me artistë nga e gjithë bota merita të mëdha ka Galeria e Artëve të Tiranës. Më shumë se 400 vepra do të ekspozohen në ambientet e GAT, duke filluar që nga data 25 Tetor ku do të kemi mundësi të gjithë të përjetojmë emocionet e bukura të çeljes së një ekspozite kaq të veçantë. Një pjesë e madhe e këtyre punimeve do të bëhen pjesë e fondit të GAT, falë dëshirës dhe optimizmit të vetë artistëve për t’i dhuruar ato!

Lexo Edhe:

Organizatoret nga Galeria shprehinë mirënjohje për një event të tillë:

Jemi mirënjohës dhe pafundësisht krenarë që me një organizim të tillë, të kuruar me detaje, emri i vendit tonë do të mund të përmendet në të njëjtat nivele me galeri të tjera të mëdha të Europës!

Le t’a fesojmë së bashku, në mbrëmjen e 25 Tetorit

/Gazeta Express