Bien temperaturat në Shqipëri, parashikimi i motit për ditën e martë - Gazeta Express
string(67) "bien-temperaturat-ne-shqiperi-parashikimi-i-motit-per-diten-e-marte"

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 8:00

Bien temperaturat në Shqipëri, parashikimi i motit për ditën e martë

Shqiperi

Gazeta Express

26/08/2025 8:00

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët e para të ditës do të karakterizohen nga vranësira mesatare deri në të dendura, të cilat pas mesditës do të shpërbëhen gradualisht, duke i lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë deri në 12 m/s. Valëzimi në det do të jetë i moderuar, me forcë 2 deri në 3 ballë.

Sa i takon temperaturave, ato do të arrijnë deri në 30°C në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati. Në bregdet, maksimalet do të variojnë nga 28°C deri në 29°C në Vlorë dhe Sarandë, ndërsa në zonat malore pritet të shënohen 25–27°C.