Bien rastet e reja me COVID-19 dhe vdekjet në SHBA - Gazeta Express
string(50) "bien-rastet-e-reja-me-covid-19-dhe-vdekjet-ne-shba"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 16:29

Bien rastet e reja me COVID-19 dhe vdekjet në SHBA

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 16:29

Vdekjet nga koronavirusi kanë rënë ndjeshëm në SHBA. Më shumë se gjysma e të rriturve e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, e mbi 40% janë imunizuar plotësisht. Por, disa ekspertë të shëndetësisë thonë se për shkak të varianteve të reja dhe hezitimit ndaj vaksinës, imuniteti i tufës mund të mos ndodhë kurrë.

Ndërkaq, më shumë sinjale të rikthimit në kohën e para pandemisë erdhën gjatë javës, anijet kroçere u rikthyen në portin e Galvestone.

Lexo Edhe:

Shtetet po lehtësojnë kufizimet, shërbimi i metrosë së Nju-Jorkut do të rifillojë shërbimin 24 orë në ditë, e po ashtu dyqanet, muzetë dhe Broadway do të hapen në fund të muajit.

Por kriza po përkeqësohet në pjesë të tjera të botës. India pozicionohet pas SHBA dhe Brazilit sa i përket numrit të vdekjeve. Ndërkaq, Moderna njoftoi se do të ofrojë vaksina me çmimin më të ulët për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.