Bie numri i emigrantëve që tentojnë të futen ilegalisht në Kosovë - Gazeta Express
string(65) "bie-numri-i-emigranteve-qe-tentojne-te-futen-ilegalisht-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 22:50

Bie numri i emigrantëve që tentojnë të futen ilegalisht në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 22:50

Emigrantët që vijnë në Kosovë nga vendet tjera dhe refuzojnë të regjistrohen nëpër qendrat e Azilit jetojnë në kushte të vështira e të pasigurt.

Gazetar: Unitet Berisha

Ardhja nga vendet e tjera në Kosovë ishte më e shpeshtë më 2020’n se në muajt e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës vetëm në 2021 në periudhën janar – qershor janë 10 raste, ndërkaq në 2020 ishin 28 sosh.

Enver Dugolli nga Komisioni për Siguri në Kuvendin e Kosovës thotë se Kosovën emigrantët e përdorin vetëm si vend tranzit.

Dugolli thotë se emigrantët shpesh po shkaktojnë probleme, duke dhënë edhe arsye pse kjo po ndodh.

Megjithatë njohësit e sigurisë në vend thonë se e rëndësishme që të dihet  pse po tentohet të futen këta emigrantë.

Në Kosovë janë disa qendra për emigrantë, derisa ajo që ka kapacitetet më të mëdha është në Magure te Lipjanit.