Bie nga shkëmbi në plazhin e Ksamilit, vdes pushuesja nga Berati - Gazeta Express
string(63) "bie-nga-shkembi-ne-plazhin-e-ksamilit-vdes-pushuesja-nga-berati"

Bie nga shkëmbi në plazhin e Ksamilit, vdes pushuesja nga Berati

Gazeta Express

11/08/2020 14:19

Shkoi për pushime në Ksamil, humb jetën tragjikisht një 69-vjecare.

Panorama mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një nga plazhet e Ksamilit.

Lexo Edhe:

Viktima është identifikuar si Kristina Cauli, nga Berati.

Mësohet se ajo është rrëzuar aksidentalisht nga një lartesi në plazh.

Transporti për në spitalin e Sarandës është bërë menjëherë, por kjo nuk e ka ndihmuar që të shpëtonte gjallë.

Plagët e marra i kanë kushtuar jetën 69-vjeçares.

Njoftimi nga Policia e Sarandës

Në plazhin e Ksamilit, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur, shtetësia K. Ç., 69 vjeçe, banuese në Berat, e cila ka qenë me pushime dhe e shoqëruar nga familjarët e saj.

Si pasojë e rrëzimit ajo ka marrë dëmtime në kokë dhe pas ndërhyerjes së mjekësve në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.