Bie nga lartësia, punëtori 66 vjeç humb jetën në vendin e punës në Tiranë - Gazeta Express
string(74) "bie-nga-lartesia-punetori-66-vjec-humb-jeten-ne-vendin-e-punes-ne-tirane-2"

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2025 11:42

Bie nga lartësia, punëtori 66 vjeç humb jetën në vendin e punës në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2025 11:42

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (10 gusht) në Tiranë, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në vendin e punës. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios, shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Autoritetet pritet të hetojnë edhe mbi masat e sigurisë në vendin e punës.