Bie në humnerë makina në Bulqizë, humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër - Gazeta Express
string(74) "bie-ne-humnere-makina-ne-bulqize-humb-jeten-17-vjecari-plagoset-nje-tjeter"

Bie në humnerë makina në Bulqizë, humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Ballina

Gazeta Express

08/12/2021 19:09

 Një 17-vjeçar me inicialet F. P., ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automoblistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës. Mësohet një një automjet brenda të cilit po udhëtonte 17-vjeçari dhe një 20-vjeçar ka rënë disa metra poshtë rrugës duke përfunduar në humnerë. Adoleshenti ka ndërruar jetë në vend, ndërsa 20-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë Bulqizë:

Lexo Edhe:

Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.