Bie interesimi për t’u vaksinuar në Kosovë, për 24 orë u dhanë vetëm 607 doza - Gazeta Express
string(75) "bie-interesimi-per-tu-vaksinuar-ne-kosove-per-24-ore-u-dhane-vetem-607-doza"

Bie interesimi për t’u vaksinuar në Kosovë, për 24 orë u dhanë vetëm 607 doza

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 15:13

Interesimi për t’u vaksinuar ka rënë shumë në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 607 vaksina Anti-COVID.

Lexo Edhe:

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 615 mijë e 360.

853 mijë e 765 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës. Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë.