Biden: Ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat - Gazeta Express
string(72) "bidenndihmuan-izraelin-terrezonte-pothuajse-te-gjithe-dronet-dhe-raketat"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2024 5:00

Biden: Ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat

Lajme

Gazeta Express

14/04/2024 5:00

Presidenti Joe Biden thotë se SHBA-ja “e ndihmoi Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që vijnë” nga Irani.

Në një deklaratë, ai thotë se ka drejtuar avionët ushtarakë amerikanë dhe shkatërruesit e mbrojtjes raketore balistike në rajon “gjatë javës së kaluar”.

Lexo Edhe:

“Falë këtyre dislokimeve dhe aftësive të jashtëzakonshme të pjesëtarëve tanë të shërbimit, ne ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që po hynin”, tha presidenti.

“I dënoj këto sulme në termat më të ashpër të mundshëm”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.