Biden shpërthen ndaj Putinit, e quan “bir k**ve” - Gazeta Express
string(43) "biden-shperthen-ndaj-putinit-e-quan-bir-kve"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2024 9:41

Biden shpërthen ndaj Putinit, e quan “bir k**ve”

Lajme

Gazeta Express

22/02/2024 9:41

Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin një “SOB të çmendur”* gjatë një mbledhjeje fondesh në San Francisko, duke paralajmëruar se ekziston gjithmonë kërcënimi i konfliktit bërthamor, por se kërcënimi ekzistencial për njerëzimin mbetet klima.

“Ky është kërcënimi i fundit ekzistencial. Është klima. Ne kemi një SOB të çmendur si ai djali, Putini – dhe të tjerët dhe ne gjithmonë duhet të shqetësohemi për konfliktin bërthamor, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima”, i tha Biden një grupi të vogël donatorësh.

Lexo Edhe:

Biden ka përdorur edhe më herët termin “bir kurve” edhe ndaj të tjerëve. Në janar 2022, ai u kap në mikrofon duke përdorur të njëjtin term ndaj një gazetari të Shtëpisë së Bardhë të Fox Neës, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Biden ka një tendencë për të dalë jashtë letrave të përgatitura gjatë mbledhjeve të fondeve zgjedhore dhe në muajt e fundit ka folur për qeverinë kineze, Partinë Republikane dhe aleatin e SHBA-së, Izraelin për bombardimet e tij në Rripin e Gazës.

Sulmet verbale të Biden kundër Putinit janë intensifikuar gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë edhe gjatë fushatës. Javën e kaluar, Presidenti i SHBA fajësoi Putinin dhe “banditët e tij” për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny.

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, por nuk ka dyshim se vdekja e Nalvany ishte pasojë e diçkaje që bënë Putin dhe banditët e tij,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë pasi zyrtarët rusë të burgut njoftuan se Navalny kishte vdekur.

Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e Navalnyt dhe tha se pretendimet perëndimore se Putin ishte përgjegjës janë të papranueshme.

Biden dhe Putin mbeten thellësisht në mosmarrëveshje rreth pushtimit rus të Ukrainës dy vjet më parë, për të cilin Rusia është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. Reagimet e Bidenit kanë sjellë një ftohje të mëtejshme në marrëdhëniet tashmë të hidhura SHBA-Rusi.

*SOB në anglisht qëndron për ‘son of a bitch’