Biden dhe Netanyahu pritet të takohen të enjten, presidenti amerikan iu tha të tijëve se luftës në Gaza po i vjen fundi - Gazeta Express
string(118) "biden-dhe-netanyahu-pritet-te-takohen-te-enjten-presidenti-amerikan-iu-tha-te-tijeve-se-luftes-ne-gaza-po-i-vjen-fundi"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 14:09

Biden dhe Netanyahu pritet të takohen të enjten, presidenti amerikan iu tha të tijëve se luftës në Gaza po i vjen fundi

Lajme

Gazeta Express

23/07/2024 14:09

Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohen të enjten, ka thënë një zyrtar amerikan për Associated Press. Kamala Harris do të takohet veçmas me Netanyahun. Mbetet e pasigurt nëse ai do të takohet me Donald Trump.

Biden pritet të fokusohet në sigurimin e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në javët e ardhshme.

Lexo Edhe:

Presidenti amerikan thuhet se thirri në një takim të stafit të fushatës të hënën, duke u thënë atyre: “Unë mendoj se jemi në prag” të përfundimit të luftës në Gaza, shkruan The Guardian.

Netanyahu i tha kabinetit të tij muajin e kaluar se kishte pasur një “rënie dramatike” të dërgesave të armëve amerikane për luftën e Izraelit në Gaza, duke nënvizuar një tendosje në marrëdhëniet me Washingtonin.

Në fillim të këtij muaji, administrata Biden tha se do të vazhdojë ta frenojë furnizimin me bomba 2000 paund për shkak të shqetësimeve për përdorimin e tyre në Gazën me popullsi të dendur.

Megjithatë, Amnesty International ka thënë se armët e SHBA-së të ofruara për Izraelin tashmë janë përdorur në shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut, dhe në një mënyrë që nuk është në përputhje me ligjin dhe politikën e SHBA-së.