Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është deklaruar në X për takimin që ai pati me ekipin e sigurisë kombëtare.
Ai në këtë postim shprehu angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit.
“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt”, ka shkruar Biden.
I just met with my national security team for an update on Iran’s attacks against Israel. Our commitment to Israel’s security against threats from Iran and its proxies is ironclad. pic.twitter.com/kbywnsvmAx
— President Biden (@POTUS) April 13, 2024
Ndërkohë, zyrtarë amerikanë të mbrojtjes kanë deklaruar se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë “të rrëzojnë dronët e lëshuar nga Irani drejt Izraelit.