Në një moment emocional gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK-së, Bia Khalifa ka pasur një bisedë të sinqertë me një tjetër banor, Londrimin.
Ajo i ka shpërndarë atij një situatë që e kishte prekur thellë, përcjell Klankosova.tv.
Ndërsa Bia po tregon detaje të asaj që e kishte prekur, nuk ka mundur të mbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot.
Londrimi, i cili e ka parë atë të emocionuar, është afruar për ta ngushëlluar dhe ka përqafuar Bian.