Banori i Big Brother VIP Kosova, Nailiri, ka zhvilluar një bisedë me Bian gjatë qëndrimit të tyre në oborrin e shtëpisë.
Gjatë bisedës, Nailiri ka pyetur Bian nëse di të këndojë ndonjë këngë në gjuhën shqipe, përcjell Klankosova.tv.
Në përgjigje, Bia ka filluar të këndojë duke thënë “Mora fjalë” dhe më pas ka vazhduar me vargjet e këngës “Hajde luj qyqek”.