Beyonce vuri “Diamant të përgjakur”, pendohet për këtë - Gazeta Express
string(51) "beyonce-vuri-diamant-te-pergjakur-pendohet-per-kete"

Yjet

Gazeta Express

27/08/2021 21:41

Beyonce vuri “Diamant të përgjakur”, pendohet për këtë

Yjet

Gazeta Express

27/08/2021 21:41

Beyonce ka thënë se ajo është “zhgënjyer dhe e inatosur” edhe pse nuk e ka ditur se ka vënë “diamant të përgjakur” me vlerë 30 milionë euro

Për këtë, nëna e saj, Tina Knowles i ka dhënë të “drejtë aktivistëve” online që e kritikuan superyllin.

Lexo Edhe:

Beyonce e modeloi dhe reklamoi një Diamant të kompanisë Tiffany me vlerë 128.42 karat që vinte nga një minierë koloniale e Kimberley të Afrikës së Jugut që nga vitit 1877 e ka marrë nofkën edhe si vendi i “diamanteve të përgjakur”.

Punëtorët në të zezë ishin detyruar që të punojnë në kushte të tmerrshme në minierën e Kimberley për një pagë shumë të vogël derisa ky vend ishte koloni e britanikëve.

Tiffany & Co dhe Beyonce janë përballur me kritika të ashpra pas kampanjës së tyre të marketingut – shumica kanë kritikuar brendin që po vazhdon të përdorë diamant edhe pse e dinë origjinën e tyre.

Sipas një burimi të afërt me këngëtaren Beyonce, ajo është “shumë e zhgënjyer dhe e inatosur” pasi që ajo “nuk e dinte historinë e këtyre diamanteve”. /GazetaExpress/