Bexheti: Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje - Gazeta Express
string(70) "bexheti-izet-mexhiti-nuk-beson-ne-fitore-dhe-prandaj-nuk-jep-doreheqje"

Maqedoni

Gazeta Express

05/08/2025 11:17

Bexheti: Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje

Maqedoni

Gazeta Express

05/08/2025 11:17

Deputeti i Frontit Europian dhe nënkryetari i BDI-së, Blerim Bexheti thotë se Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit.

Ai thotë se Mexhiti nuk respekton vullnetin e popullit.

“Mexhiti ka deklaruar se vetëm nëse zgjidhet kryetar komune, do t’ia dorëzojë postin e Zëvendëskryeministrit të Parë dikujt tjetër konkretisht Bekim Salit. Kjo deklaratë flet qartë: Ai nuk beson në fitore! Dhe më keq nuk e respekton verdiktin e popullit! Sepse, nëse do të kishte bindje të sinqertë se do të fitonte, do të jepte dorëheqje që sot”, shkruan Bexheti në profilin e tij në Facebook.