Beteja me zjarret/ Rama: Së shpejti do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës - Gazeta Express
string(80) "beteja-me-zjarret-rama-se-shpejti-do-te-kemi-floten-tone-me-dy-avione-zjarrfikes"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 12:00

Beteja me zjarret/ Rama: Së shpejti do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 12:00

Në një ceremoni të zhvilluar me rastin e Mirënjohjes Kombëtare për forcat e angazhuara në përballimin e zjarreve masive gjatë verës, kryeministri Edi Rama vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e shërbimeve emergjente shqiptare.

Ai theksoi se, ndërkohë që vendet e Mesdheut si Franca, Greqia, Italia, Portugalia dhe Turqia u përballën me dëme të mëdha dhe viktima për shkak të flakëve, Shqipëria arriti të reagojë me efikasitet falë angazhimit të forcave në terren dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.Rama nënvizoi se avionët zjarrfikës janë ndihmës të rëndësishëm, por se forca kryesore mbetet ajo në tokë. Më tej kreu i qeverisë tha se së shpejti Shqipëria do të disponojë flotën e saj ajrore për përballimin e emergjencave natyrore.“Ndërkohë që i gjithë Mesdheu ishte në flakë si asnjëherë më parë, në Francë, Portugali, Greqi e Itali. U dogjën qindra mijëra hektarë tokë, kurse Turqia numëroi dhe viktima. Parafytyroni që BE del nga kjo verë me mijëra hektarë tokë të bëra shkrumb e hi. Prandaj kur dëgjojmë që shajnë Shqipërinë, duhet të kenë parasysh që avionët nuk janë magjistarë, por ndihmës të cilët nuk na kanë munguar nga mbështetja e BE, ku Shqipëria bën pjesë me të drejta të plota. Avionët janë një krah i fuqishëm, ku ne do të kemi së shpejti flotën tonë, e cila do të jetë me dy avionë zjarrfikës. Por, kryesorja jonë është forca në tokë”, tha kryeministri Rama.