Beteja me gazetarin e FAZ-it, Kabineti i Osmanit: Presidentja po konsulton avokatë në Gjermani për deklarimet e tij - Gazeta Express
string(113) "beteja-me-gazetarin-e-faz-it-kabineti-i-osmanit-presidentja-po-konsulton-avokate-ne-gjermani-per-deklarimet-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 14:44

Beteja me gazetarin e FAZ-it, Kabineti i Osmanit: Presidentja po konsulton avokatë në Gjermani për deklarimet e tij

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 14:44

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Rinor Nuhiu, ka thënë se shefja e shteit, Vjosa Osmani, është duke u konsultuar me avokatë në Gjermani për deklarimet e gazetarit gjerman të FAZ, Michael Martens.

Nuhiu ka shkruar në “X” se “shpifjet, përgojimi, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e rreme” të Martens bien nën përgjegjësinë civile dhe penale bazuar në ligjin gjerman.

“Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit”, ka shkruar ai.

“Presidentja po konsultohet me avokatë në Gjermani me qëllim përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore për të mbrojtur integritetin e institucionit dhe vendit që ajo drejton”, ka përfunduar Nuhiu.

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, ka disa ditë që është duke shkruar për veprimet e presidentes, Vjosa Osmani. Ai ka kritikuar me gjuhë shumë të rëndë promovimin që Osmani i ka organizuar një filmi të Melania Trump.

Sipas gazetarit gjerman, Osmani po tenton të paraqitet si kandidate e Trump për presidente të Kosovës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement