Situata nga zjarret në jug të Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më dramatike. Në Delvinë, flakët janë afruar aq shumë pranë zonave të banuara sa autoritetet u detyruan të evakuojnë pacientët nga spitali i qytetit.
Gazetari Edison Vatnikaj, duke raportuar nga atje tha se ndërhyrjet e forcave zjarrfikëse dhe helikopterëve vazhdojnë pa ndërprerje, por erërat e forta po e bëjnë të vështirë shuarjen e vatrave.
Detaje nga gjendja atje: