Edhe pse deri më tani nuk ka pasur shumë detaje rreth asaj se çka është diskutuar mes presidentit amerikan dhe princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, reporterët e Shtëpisë së Bardhë duket se kanë dëgjuar disa fjalë nga Trumpi.
Sipas BBC-së, në një prej diskutimeve mes liderëve, reporterët e Shtëpisë së Bardhë e kanë dëgjuar Trump-in duke e quajtur princin saudit një mik dhe duke thënë se beson që ata kanë krijuar një marrëdhënie të mirë.
“Vërtet besoj që po na pëlqen shumë njëri-tjetri,” raportohet të ketë thënë Trump.
Reporterët gjithashtu kanë shtuar se gjatë bisedës presidenti amerikan ka kujtuar vizitën e tij në Arabinë Saudite në vitin 2017 – gjatë mandatit të tij të parë – duke i thënë princit edhe se investimet nga shtetet e Gjirit do të ndihmonin në krijimin e vendeve të punës në ShBA.