Besniku i 2po2 përplaset me Zana Avdiun: Nuk ke lidhje me rep - ti ke kriju këngë seksiste - Gazeta Express
string(87) "besniku-i-2po2-perplaset-me-zana-avdiun-nuk-ke-lidhje-me-rep-ti-ke-kriju-kenge-seksiste"

Besniku i 2po2 përplaset me Zana Avdiun: Nuk ke lidhje me rep – ti ke kriju këngë seksiste

Muzike

Gazeta Express

30/05/2022 22:02

Besniku Canolli në një lidhje me Skype në emisionin Pressing i është kundërpërgjigjur analistes Zana Avdiu.

Ai i ka thënë asaj që ajo nuk ka lidhje me “muzikën rap” dhe se nuk e njeh këtë zhanër.

Lexo Edhe:

“Aty nga dy zojat njëra është që e njeh repin dhe e ka lexu dhe e kuptu repin. Edhe është njëra që nuk ka lidhje me këtë punë. Është komplet ‘out’ dhe ajo më shumë shpreh urrejtje ndaj neve reperave se sa reperat në këngët e tyre”, ka thënë Besniku.

Kjo ka nxitur një debat të Zanës që i ka thënë Besnikut që edhe ai ka një këngë me Capital T që është “seksiste”.

“Ti nuk e dinë çfarë është seksizmi”, ka thënë Zana dhe kjo ka shkaktuar replikën e Besnikut që ka thënë se ai e di çfarë është seksizmi.

“Ti na quajte të padijshëm por ne jemi më të dijshëm se ti”, ia ka kthyer ai analistes Avdiu.

Sipas Canollit një pjesë e femrave që vrapojnë pas “politikanëve, bandave dhe kriminelëve, etj”.

“Seksizmi është stigmatizimi i grave, gjë që në atë kangë le që objektifikohet, le që stigmatizohet, le që paragjykohet në të gjitha format e mundshme”, ka shkruar ajo.

Tutje, në elaburimin e tij, Besniku ka folur për “të mirën e keqe” derisa lideri i 2po2 ka thënë se “rasti i vrasjes nuk ka të bëjë asgjë me muzikën rep”. /GazetaExpress/