Besnik Osmani: Turizmi lokal në ligatinën e Hencit ka potencial të madh dhe do të ketë mbështetje të fuqishme nga komuna - Gazeta Express
string(119) "besnik-osmani-turizmi-lokal-ne-ligatinen-e-hencit-ka-potencial-te-madh-dhe-do-te-kete-mbeshtetje-te-fuqishme-nga-komuna"

Zgjedhjet

Gazeta Express

16/09/2025 9:43

Besnik Osmani: Turizmi lokal në ligatinën e Hencit ka potencial të madh dhe do të ketë mbështetje të fuqishme nga komuna

Zgjedhjet

Gazeta Express

16/09/2025 9:43

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar fshatin Henc, ku është pritur nga familja e Rasim Salihut.

Ai tha se gjatë bisedës me banorë është fokusuar në projektet konkrete që do të realizohen bashkë me qytetarët, përfshirë ndërtimin e rrugës që lidh M9 me fshatin dhe zgjidhjen e plotë të problemit të Zanogës.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë nga familja e Rasim Salihut në fshatin Henc. Biseduam për punët e mira që do t’i bëjmë së bashku me qytetarët – nga rruga që lidh M9 me fshatin, deri te zgjidhja e plotë e problemit të Zanogës. Turizmi lokal në ligatinën e Hencit ka potencial të madh dhe do të ketë mbështetje të fuqishme nga komuna. Një pritje e sinqertë e plot ngrohtësi në fshatin e mësuesve dhe fermerëve të palodhur ndër dekada!”, u shpreh Osmani.