Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, është takuar sot me udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta.
Ai u zotua për përkrahjen e komunës dhe tha se ka në plan tri “çështje të rëndësishme”.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të takohem me udhëheqësit e shoqatave të dala nga lufta jonë e lavdishme.
Përkrahja e Komunës do të vazhdojë me përkushtim, sepse kujtesa jonë kombëtare është themeli i së ardhmes. Para nesh kemi tri çështje të rëndësishme që do t’i realizojmë së bashku:
1️⃣ Themelimin e Muzeut Komunal të Luftës
2️⃣ Vendosjen e shtatoreve të reja për dëshmorët tanë
3️⃣ Krijimin e një Zyre të veçantë pranë Komunës, me mandat specifik për avancimin e vlerave të luftës sonë