Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot banorët e Nakaradës, ku ka prezantuar programin e tij qeverisës dhe ka diskutuar me qytetarët për idetë dhe prioritetet e komunës.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj banorët e Nakaradës, ku bashkë me ta diskutuam dhe shtjelluam programin tim qeverisës si kandidat për kryetar të Fushë Kosovës. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për idetë e vlefshme që ndanë me mua. Së bashku, po ndërtojmë vizionin për një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë,” tha Osmani.
Ai theksoi se motoja e tij për zgjedhjet është “Fushë Kosova PËRTEJ!”, ndërsa numri i LDK-së në fletëvotim është 113.