Besnik Osmani: Së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar - Gazeta Express
string(91) "besnik-osmani-se-bashku-do-te-ndertojme-nje-fushe-kosove-me-te-zhvilluar-dhe-me-te-bashkuar"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 23:43

Besnik Osmani: Së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 23:43

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot familjen Turiqica, të njohur për mikpritjen dhe kontributin e tyre shoqëror e patriotik.

“Patëm nderin të vizitojmë familjen Turiqica, në odën e tyre tradicionale – vend i mikpritjes dhe i traditës atdhetare. Familja Turiqica njihet si familje që punon me nder dhe ka shumë sukses në biznes, por mbi të gjitha për kontributin e tyre shoqëror e patriotik. Oda e tyre ka qenë ndër të parat që ka shërbyer për aktivitetet e LDK-së që nga vitet ’90, ndërsa shtëpitë e tyre gjithmonë kanë qenë në shërbim të arsimit dhe kombit,” ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se mbetet mirënjohës për besimin dhe përkrahjen e qytetarëve të Fushë Kosovës:

“Së bashku do të ndërtojmë një Fushë Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka theksuar Osmani.