Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, zhvilloi një takim me banorët e lagjes pranë rrethrrotullimit të qytetit, ku u prit me përkrahje të madhe nga qytetarët.
Në këtë takim, Osmani prezantoi programin e tij qeverisës dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, duke theksuar angazhimin për një qeverisje efektive, transparente dhe llogaridhënëse.
“Përkrahja që po marrim në çdo lagje është dëshmi se qytetarët e Fushë Kosovës duan ndryshim dhe një qeverisje që punon me ritëm të përshpejtuar për nevojat e tyre,” tha Osmani gjatë fjalimit të tij. Postimi i plotë: Takim me banorët e lagjes pranë rrethrrotullimit të qytetit. Përkrahja masive për programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal është dëshmi se komuna do të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar drejt qeverisjes efektive dhe llogaridhënëse. Fushë Kosova PËRTEJ! 113!